Murtezani: Vrasës provokator!

Maqedonia

Murtezani: Vrasës provokator!

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:46
Hasim Murtezani

Magjistri i sigurisë Hasim Murtezani përmes një statusi të tij të fundit ka analizuar rastin e fundit të gjykatës për lirimin e vrasësit të Almir Aliut.

"Në procedurë penale, provat më të fuqishme më kredibile dhe më relevante për të vendosur një vendim gjyqësor të prerë, janë provat materiale që në vrasjen e Almirit, prokuroria i ka poseduar si video material", shkruan kështu Murtezani.

Ndërkohë që përmes disa pyetjeve Murtezani i parashtron ato tek organet e drejtësisë duke i quajtur ato si një provokim në mënyrë të paskurpulltë.

Parashtrohen pyetjet:

Mbi bazën e cilave prova tjera, prokuroria sot ndryshojë aktakuzën!

Cilat janë ata prova që vërtetojnë se veprimi i vrasësit, nuk ka qenë me paramendimë!

Si arriti që sot prokuroria të vërtetojë qëllimin e të akuzuarit se kjo vrasje ka ndodhur aksidentalishtë dhe pa qëllim kriminalë!

Pse në fillim të procesit gjyqësorë i akuzuari u akuzonte për vrasje dhe pas një kohë shumë të gjatë u ndryshua aktakuzaë!

Pse kaq gjatë nuk u vendos mbi një aktgjykim dhe e gjithë procedura hetimore u zvaritë duke blerë kohë në forma të ndryshmeë!

Dhe së fundi, si e komentojnë organet e drejtësisë veprimin e të akuzuarit kur ai provokon në mënyrë të paskrupulltë familjarët apo njerëzit jashtë gjykatës në formën më çnjerëzoreë!

A nuk është kjo dëshmi se a’i nuk ka fije pendimi njerëzor mbi aktin që ka kryer dhe se me një fudullëk që sot i mundësuan “organet e padrejtësisë” a’i paraqitet edhe si vrasës provokatorë!

Nuk shkohet në Europë me organet të drejtësisë që kanë të instaluara brenda strukturave institucionale njerëz të padrejtë dhe vrasës ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat