Deskoska në Takimin fillestar të Asociacionit Alumni nga Ballkani Perëndimor

Maqedonia

Deskoska në Takimin fillestar të Asociacionit Alumni nga Ballkani Perëndimor

Më: 15 mars 2018 Në ora: 21:38
Takimin iniciues të Asociacionit

Më shumë se 300 studentë nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, BeH dhe nga Kosova të cilët kanë pasur mundësi arsimimin e tyre ta avancojnë jashtë vendit përmes pjesëmarrjes në disa prej programeve arsimore të financuara nga Bashkimi Evropian marrin pjesë në Takimin iniciues të Asociacionit rajonal alumni të vendeve nga Ballkani Perëndimor që sot mbahet në Ohër.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska në fjalimin përshëndetës para pjesëmarrësve në takim tha se bashkëpunimi i ardhshëm mes të rinjve përmes këtij rrejti rajonal është në linjë të përpjekjeve të përgjithshme dhe angazhimeve të shteteve nga rajoni në krijimin e ardhmërisë më të mirë për njerëzit e rinj nga Ballkani Perëndimor.

Ajo tha se nismat për formim të organizatave të pavarura studentore kombëtare i inspirojnë edhe ministrat, profesorët, universitet të formojnë organizata të ngjashme dhe asociacione të ngjashme që do të punojnë në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Studimi jashtë vendit ofron mundësi të jashtëzakonshme për pasurimin personal dhe zhvillimit profesional mundëson formimin e miqësive të reja, hap perspektiva të reja. Këmbim të njohurive dhe përvojave mes kombeve na pasurojnë të gjithëve. Pas kthimit në vend të rinjtë sjellin njohuri të reja, aftësi dhe qasje orientuar drejtë përmirësimit të të gjitha fushave të shoqërisë, nga shkenca përmes biznesit deri te administrata publike. Për më tepër, të rinjtë të cilët fitojnë njohuri posdiplomike në disa universitete të tjera të kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin e procesit arsimit në vendet e tyre amë”, tha ajo.

Deskoska tha se edhe ajo si studente e re ka pasur mundësi një pjesë të arsimit të saj ta avancojë jashtë vendit, duke e përmendur si përvojë që ka lënë shenjë të rëndësishme në angazhimin e saj të ardhshëm profesional.

Aneta Angelova – Krasteva nga Drejtoria e përgjithshme për arsim, shkencë, të rinj dhe sport e Komisionit Evropian theksoi se takimi në Ohër mbahet në një moment tejet të rëndësishëm, në kuptim të Strategjisë së re të miratuar para pak kohësh të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor që i hapi perspektivat evropiane për tërë rajonin.

Pjesëmarrësit në takimin në Ohër, shprehën bindjen se përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, institucionet arsimore, opinion shkencor, bashkësia e biznesit të shteteve nga rajoni do ta njohin përfitimin nga  arsimi cilësor dhe do t’i mbështesin studentët dhe të rinjtë në nismat e tyre për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat