VMRO-DPMNE: Qeveria vë në pikëpyetje rekomandimin e KE-së për fillimin e bisedimeve me BE-në

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Qeveria vë në pikëpyetje rekomandimin e KE-së për fillimin e bisedimeve me BE-në

Më: 16 mars 2018 Në ora: 10:33
Ilustrim

Partia opozitare VMRO-DPMNE në komunikatën e sotme me shkrim potencon se shumica parlamentare me insistimin që të votohet Ligji për përdorimin e gjuhëve pa shqyrtimin e amandamenteve dhe pa respektimin e shumicës së vullnetit politike, e vëri në pikpyetje rekomandimin e Komisionit Europian për fillimin e negociatave për antarësim në BE, transmeton Zhurnal. 

“Zoran Zaev dhe Talat Xhaferi rezhuan një ditë të dëshpëruar në Kuvend, duke vë në pikpyetje rekomandimin për fillimin e negociatave në BE. Ky është reagimi i Ambasadorit të Francës në Shkup, Christian Thimonier lidhur me miratimin e ligjit të dëmshëm për dygjuhësi”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat