Nisin përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Maqedonia

Nisin përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:15
Maqedonia

Pas votimit të Ligjit për gjuhët në Maqedoni shumë shpesh qytetarë maqedonas kanë kërkuar që të bëhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, që sipas tyre ”të numërohemi dhe të shohim se sa shqiptarë do të ketë dhe sa të drejta do të ju duhen.”

Për këtë temë ka folur Frosina Tashevska Remenski, deputete e LSDM-së dhe ish-ministre për Punë dhe Politikë Sociale.

”Sipas informacioneve që i kam, kanë nisur përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni. Kjo sipas meje nuk do të ndikojë në të drejtën e popujve në vend” tha Remenski për mediat në Maqedoni.

Nga ana tjetër për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni ka folur edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nëpër daljet e tij në publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat