Qytetarët nuk ndjehen të sigurtë të raportojnë për korrupsion

Maqedonia

Qytetarët nuk ndjehen të sigurtë të raportojnë për korrupsion

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Numri më i madh i qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se Qeveria ka vullnet për t’u pëballur me korrupsionin, por një përqindje e madhe kanë mendim të kundërt.

Kështu thonë rezultatet e anketës telefonike të realizuar nga agjencia “M-Prospekt”, me kërkesë të Institutit për demokraci “Societas Civilis”.

Nga 1000 të anketuar, 22% thonë se Qeveria ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, ndërsa 33% thonë se vullneti qeveritar është i shprehur deri diku. 35% thonë se Qeveria nuk ka vullnet për ta luftuar korrupsionin.

Nga të pyeturit, ata që kanë më pat të ardhura reshtohen te qytetarët që mendojnë se Qeveria nuk ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, për dallim nga ata që kanë të ardhura më të shumta, që thonë se Qeveria ka vullnet për ta luftuar korrupsionin.

Edhe pse është ndryshuar qeverisja, më shumë se gjysma e tyre nuk ndjehen të sigurtë të raportojnë korrupsion.

70% e qytetarëve mendojnë se lufta kundër korrupsionit nuk dallon nga qeverisja e kaluar, ose situata është më keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat