BE-ja, 20 milionë euro për zhvillimin e turizmi

Maqedonia

BE-ja, 20 milionë euro për zhvillimin e turizmi

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:54
Nikolas Bertolini

Me mbi 20 milionë para evropiane do të përmirësohet turizmi në Maqedoni dhe konkurrenca rajonale. Për marrjen e këtyre granteve mund të konkurrojnë komunat, OJQ-të, kapacitetet turistike, si dhe Odat ekonomike. Por, nga Bashkimi Evropian kishin edhe një porosi. Maqedonia ka potencial të madh dhe bukuri natyrore, por për fat të keq ky vend po mbytet në mbeturina, dhe turistët kur vijnë humben dhe nuk e dinë nga të lëvizin.

Kur erdha këtu dhe fillova të ecë, u humba. Nuk kishte shenja, dhe kishte shumë mbeturina. Pashë edhe deponi të egër. Kjo duhet të ndalet, kjo nuk duhet të ndodhë në Maqedoni. Ju meritoni më shumë dhe mjedis më të mirë – deklaroi Nikolas Bertolini, delegacioni i BE-së në Maqedoni.

Zëvendëskryeministri Angjushev u përgjigj se ai ishte në dijeni të problemit dhe shton se qeveria ka punuar në projekt për pastrimin e mbeturinave. Maqedonia ka problem me kapacitete të dobëta dobëta komunale dhe shumë qeveri lokale as që mund ta dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm.

Disa prej tyre tashmë janë përgatitur me projekte të gatshme dhe do të bëjmë gjithçka që sa më shpejt të jetë e mundur të hyjmë në fazën e zbatimit. Dhe prioritet do të jenë projekte tashmë të bëra. Ato komuna të cilat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë, në kuadër të projektit kanë fonde për asistencën teknike me të cilat do tu ndihmohet ti bëjnë kërkesat – deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

Projekti për konkurrencë lokale dhe rajonale parashikon komunat që do të konkurrojnë vet, të mund të marrin një milion ose tre milionë euro nëse dalin me bashkëpunim ndërkufitar. Nga paratë e ndara, 90 për qind do të jenë grante, ndërsa 10 për qind pjesëmarrje e komunës. Shpallja për aplikim është hapur nga sot deri në fund të prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat