VMRO-DPMNE me probleme financiare, s'ka para të pabuaj kredinë e selisë

Maqedonia

VMRO-DPMNE me probleme financiare, s'ka para të pabuaj kredinë e selisë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 10:15
Selia e VMRO-DPMNE

“Anëtarët e partisë dhe të gjitha organet partiake janë të informuar për kondicionin financiar të partisë. Ajo është një çështje brenda-partiake dhe ashtu do të mbetet. Si do që të jetë, VMRO-ja është parti më e madhe në Republikën e Maqedonisë edhe pse momentalisht jemi në opozitë, funksionimi i partisë në asnjë segment nuk është vënë në pikëpyetje”, tha Igor Janushev, sekretar gjeneral i VMRO-DPMNE-së.

Se do të ketë më shumë para për partitë politike me ligjin e ri e konfirmoi edhe kryeministri, Zoran Zaev. Ai tha se ka thirrur grupin negociues të LSDM-së që të pranoj këtë iniciativë të VMRO DPMNE-së, me qëllim që partitë politike të fitojnë më shumë pavarësi.

“Tendencën e pranova nga grupet punuese dhe i dërgova përfaqësuesit e LSDM-së që ta pranojnë këtë koncept, i cili do ta forcoj pavarësinë e partive politike dhe të politikanëve nga donatorët të jashtëm, persona fizik apo juridik dhe sigurisht kjo politikanët dhe partitë do ti bëj më të pavarur në të ardhmen. Kjo do të thotë mundësi më të madhe për financimin e partive politike në bazë të harxhimeve të cilët duhet të dihen në mënyrë transparente se cilët janë që të mund qytetarët të dinë se përse këto para ndahen nga buxheti por edhe të njëjtën kohë edhe politikanët mos të jenë të varur nga qendra të ndryshme të fuqisë”, tha Zaev.

Kredinë prej 3 milionë eurove VMRO DPMNE e ka përdorur për fushatën zgjedhore në zgjedhjet e kaluara parlamentare, për çka pati edhe ankesa nga Komisioni për Anti-korrupsion, nga ku theksonin se Kodi Zgjedhor nuk parasheh financim të fushatës me para të marra hua nga bankat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat