Qytetarët ende frikohen të paraqesin korrupsion

Maqedonia

Qytetarët ende frikohen të paraqesin korrupsion

Më: 17 mars 2018 Në ora: 13:04
Ilustrim

Një pjesë e madhe e qytetarëve konsiderojnë se Qeveria ka vullnet të ballafaqohet me korrupsionin, por e madhe është edhe përqindja e atyre të cilët nuk e ndajnë përshtypjen e tillë, tregojnë rezultatet e anketës telefonike që është zbatuar nga agjencia “M-prospekt” në kërkesë të Institutit për demokraci “Societas civilis”.

Prej gjithsej 1.000 të anketuarve, 22 për qind janë përgjigjur  në mënyrë pohore se Qeveria ka vullnet të ballafaqohet me korrupsionin, ndërsa 33 për qind kanë deklaruar se Qeveria deri diku ka vullnet për ballafaqim me këtë dukuri. Tridhjetë e pesë për qind konsiderojnë se vullneti i tillë nuk ekziston te Qeveria.

Interesante është ajo që qytetarët me të ardhura më të ulëta konsiderojnë se nuk ekziston vullnet i tillë te Qeveria, derisa te ato me të ardhura më të larta ekziston bindje se Qeveria ka vullnet për ballafaqim me korrupsionin.

Rezultatet e anketës tregojnë se më shumë se gjysma edhe krahas ndryshimit të pushtetit nuk ndjehen më të lirë të paraqesin korrupsion. E madhe është edhe përqindja  e qytetarëve të cilët nuk janë përgjigjur në pyetjen, që, ashtu siç citohet, mund të detyrohet në mosinteresimin dhe mosinformimin për atë se si mund të paraqitet korrupsioni, shkruan Koha.

Rreth 70 për qind e të anketuarve konsiderojnë se lufta kundër korrupsionit të Qeverisë së re është e njëjtë ose madje edhe e keqësuar krahasuar me pushtetin paraprak. Përafërsisht  një e treta konsiderojnë se është përmirësuar.

Anketa telefonike është zbatuar nga data 19 deri më 26 janar të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat