Maksuti: Miratimi u bë konform kushtetutës

Maqedonia

Maksuti: Miratimi u bë konform kushtetutës

Më: 17 mars 2018 Në ora: 14:49
Mersim Maksuti

Ekspertët shprehin shqetësimin e tyre për kohëzgjatjen e procedurave deri në fuqizimin e ligjit për shqipen, dhe me shpalljen në gazetën zyrtare.

Për ekspertin juridik Mersim Maksuti pengesa që mund të prolongojë fuqizimin e ligjit, mund të jenë edhe iniciativat e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit në fjalë. 

“Interpretimet cilat i bën Gjykata dhe vendimet cilat i merr, duhet të jenë në funksion të stabilizimiz politik të këtij vendi duhet tëje në funksion të rritjes së bashkëjeteses së këtij vendi dhe në interpretim të progresit dhe interesit përgjithshëm publik, dhe interpretimet e cila duhet ti bon gjykata kushtetuese duhet të jenë ë këtë frymë në daljen nga kriza politike në avancimin e të drejtave etnikumeve dhe kjo është e cila sjell progres”, tha Mersim Maksuti, ekspert jurdik.

Mersim Maksuti, vlerëson se shkurtimi i procedurës së debatit për 36 mijë amadamentet e dorëzuara nga VMRO u bë conform rregullores dhe në përputhje me Kushtetutën e vendit, sepse amendamentet u shëqyrtuan që në leximin e pare në komision. Andaj sipas Maksutit VMRO DPMNE kishte për qëllim vetëm bllokimin e miratimit të ligjit madje edhe blerje në kohë .

“Veprimet e krytetarit të Parlamentit që shkurtoi procedurën e miratimit të ligjit dhe nuk I hyri debatit publik kanë qenë krejtësisht ligjitime, me vet faktin që nuk ishin vëretje konstruktive të cilët i bëheshin ligjit në fjalë, ishin me qëllim të shkaktimit të mos hyrjes në fuqi dhe bllokimit të parlamentit”, tha Mersim Maksuti, ekspert jurdik.

Sipas ekspertëve të fushës, Komisioni i Venedikut nuk e vlerëson kushtetushmërinë e ligjeve, por vetëm jep vlerësime dhe këshilla juridike që kanë domethënien e rrethanave lehtësuese për legjislativin. Espertët janë të mendimit se këto pengesat do të mund të tejkalohen me zgjidhje politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat