Negociatat për emrin, analistët: Është krijuar atmosferë pozitive

Maqedonia

Negociatat për emrin, analistët: Është krijuar atmosferë pozitive

Më: 17 mars 2018 Në ora: 14:55
Milaim Fetai

Vizitën e planifikuar të shefit të diplomacis greke Nikos Kocijas, në Shkup, analistët e politikës ndërkombëtare e shohin si një vizitë historike që ka një impakt tejet pozitiv drejt zgjidhjes së kontestit disa vjeçar të Maqedonisë me Greqinë.

 Analisti Ylber Sela, vizitën e ministrit Kocias e vlerëson si një hap para zgjidhjes finale të çlëshjes së emrit.  Profesori universitar Milaim Fetai nga ana tjetër vlerëson se ardhja e shefit të diplomacisë greke në Shkup, nënkupton që punët ka gjasa të shkojnë në drejtimin e duhur. 

 “Unë mendoj që vizita e ministrit të jashtëm grek, do ta thoja është një gjysëm finale sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit, dhe pas këtij takimi mandej do të pritet edhe të kemi disa lëvizje tjera dhe mandej fundi i majit apo fillimi i qërshorit do të jetë edhe finalja ku të gjithë do ta shohim rezultatin konkret të finales, edhe njëherë them që kjo është një gjysmë finale për zgjidhjen e kësaj problematike disa vjeçare”, tha Ylber Sela, profesor universitar.
 
“Është e rëndësishme ajo që ekziston një vullnet i mirë, një optimizëm, një shpresë edhe kah pala greke, edhe kah pala maqedone, por edhe tek faktori ndërkombëtar se është memoneti më i duhur, duke  pasur parasysh edhe konstelacionin e forcave ndërkombëtare, aspekti gjeostrategjik i Ballkannit, dhe disa aspekte tjera. Tash është koha e fundit, mendoj se brenda, ksaj periudhe kohore e cila na pret, që këtij kontesti 25 vjeçar në mes të dy shteteve që ti gjindet një zgjidhje kompromisi, dhe kjo zgjidhje është dhe do të jetë zgjidhje politike”, tha Milaim Fetai, profesor universitar.
 
Vizita e ministrit grek Kocias vjen në një kohë ku janë marrë hapa pozitiv drejt zgjidhjes së kontestit nga të dyja palet, ndërsa nuk mungon edhe përkrahja e faktorit ndërkombëtar. 
 
“Edhe ardhja e ndihmës-sekretarit amerikan në Maqedoni, i cili vizitoi edhe Athinën edhe Shkupin, nënkupton se patjetër me një energji shtesë, faktori ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-të të japin kontributin e tyre për tejkalimin e këtyre ndryshimeve të cilat e rëndojnë edhe pozicionin, gjegjësisht situatën për tejkalimin e kësaj krize, ose këtij konteksti për emrin”, tha Milaim Fetai, profesor universitar. 
 
“Qeveria e Maqedonisë ka bërë hapa konkrete duke marrë parasysh qeverinë e kaluar e cila më shumë e ngatëroi, ose e bëri më komplekse situatën, kurse qevewria aktuale me lëvizjet që ka marrë, sidomos me ndryshimin e emrit të rrugës që çon drejt Gre3qisë. Këto janë hapat që do të kontribojnë që kjo vizitë të jetë mjaft e frytshme”, tha Ylber Sela, profesor universitar.
 
Nga vizita e Kocias në Shkup, analistët së paku presin harmonizimin e qëndrimeve rreth kontestit të emrit, i cili sipas zyrtarëve të vendit pritet të mer epilog përfundimtar në muajin korrik te ketij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat