Arsovski: Ivanov bllokon fuqizimin e ligjit; Maksuti: Miratimi u bë konform kushtetutës

Maqedonia

Arsovski: Ivanov bllokon fuqizimin e ligjit; Maksuti: Miratimi u bë konform kushtetutës

Më: 17 mars 2018 Në ora: 17:10
Kuvendi i Maqedonise

Për analistin Petar Arsovski, pengesa kryesore është presidenti Ivanov, i cili po bën bllokimin e ligjit në aspektin formalo-juridik, ndërsa për ekspertin juridik Mersim Maksuti pengesa që mund të prolongojë fuqizimin e ligjit, mund të jenë edhe iniciativat e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit në fjalë.  
  
“Mekanizma të tjera juridike janë të mundura vetëm pas vendimit përfundimtar të Ivanovit. Ligjërisht, ligji për gjuhët nuk mund të shpallet në gazetën zyrtare, nëse  nuk dekretohet nga presidenti Ivanov. Ai nuk ka të drejtë të mos e nënshkruaj ligjin, por Kushtetuta nuk parashikon sanksione ndaj presidentit, nëse ai refuzon ta dekretojë ligjin”, tha Petar Arsovski, analist politik.
 
“Interpretimet cilat i bën Gjykata  dhe vendimet cilat i merr, duhet të jenë në funksion të stabilizimiz politik të këtij vendi duhet tëje në funksion të rritjes së bashkëjeteses së këtij vendi dhe në interpretim të progresit dhe interesit përgjithshëm publik, dhe interpretimet e cila duhet ti bon  gjykata kushtetuese duhet të jenë ë këtë frymë në daljen nga kriza politike në avancimin e të drejtave etnikumeve dhe kjo është e cila sjell progres”, tha Mersim Maksuti, ekspert jurdik.
 
Maksuti dhe Arsovski kanë vlerësime të ndryshme rreth debatit për amendamentet e dorëzuara nga ana e VMRO-DPMNE-së. 
 
Derisa eksperti juridik Mersim Maksuti, vlerëson se shkurtimi i procedurës së debatit për 36 mijë amadamentet e dorëzuara nga VMRO u bë conform rregullores dhe në përputhje me Kushtetutën e vendit, sepse amendamentet u shwqyrtuan që në leximin e pare në komision. Andaj sipas Maksutit VMRO DPMNE kishte për qëllim vetëm bllokimin e miratimit të ligjit madje edhe blerje në kohë .  
 
Arsovski  ndërkohë vlerson se është dashur të debatohet së paku për amendamentet që kishin të bëjnë vetëm me e presidentit. Zgjidhje e vetme juridike sipas Arsovskit është që në rrehthana momentale duhet të bëhet interpretim autentik I ligjit se a ka apo jo të drejtë kreu i Kuvendit të bëjë dekretimin e ligjit në vend të presidentit. 
 
“Veprimet e krytetarit të Parlamentit që shkurtoi procedurën e miratimit të ligjit dhe nuk I hyri debatit publik  kanë qenë krejtësisht ligjitime, me vet faktin që nuk ishin vëretje konstruktive të cilët i bëheshin ligjit në fjalë, ishin me qëllim të shkaktimit të mos hyrjes në fuqi dhe bllokimit të parlamentit”, tha Mersim Maksuti, ekspert jurdik.
 
“Unë jam i sigurt se qëllimi Ivanovit është të bllokoj ligjin në tërsëi ose të ofrojë marrëveshje të reja politike. Konsiederoj se shteti jurdik duhet të veprojë në këtë rast dhe se duhet bërë interpritim autentik  a mundet kryetari i  Kuvendit të nënshkuaj ligjin në vend të presidentit, edhe pse në mënyrë të qartë Kushtetuta precizon se Ivanovi duhet të nënshkruaj ligjin dhe nuk di se çfarë do të bëhet në rast se ai nuk e bënë këtë. Mendoj se do të duhet edhe një  raund e ri I negociatave politike për të implementuar këtë ligj”, tha Petar Arsovski, analist politik.
 
Sipas ekspertëve të fushës, Komisioni i Venedikut  nuk e vlerëson kushtetushmërinë e ligjeve,  por vetëm jep vlerësime dhe këshilla juridike që kanë domethënien e rrethanave lehtësuese për legjislativin. Espertët janë të mendimit se këto pengesat do të mund të tejkalohen me zgjidhje politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat