Kryetari i BDI-së Ahmeti pret në takim ambasadorin britanik, Garet

Maqedonia

Kryetari i BDI-së Ahmeti pret në takim ambasadorin britanik, Garet

Më: 17 mars 2018 Në ora: 17:17
Pamje nga takimi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti është takuar me Ambasadorin Britanik në Maqedoni z. Çarlls Garet.

Z. Ahmeti dhe Ambasadori Garet diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe rajon, ligjin për gjuhët, mbledhjen e kryesisë së BDI, si dhe për integrimin EuroAtlantik.

Z. Ahmeti theksoi që me miratimin e Ligjit për Gjuhët rrumbullakësohet pjesa normative e Marrëveshjes paqësore të Ohrit e cila është e garantuar nga BE, SHBA, NATO dhe OSBE.

Shoqëria dhe udhëheqësit politik duhet të vijojnë përkushtimin drejt miratimit dhe zbatimit të reformave sistemore si dhe të arritjes së një kompromisi të dinjitetshëm me Greqinë rreth kontestit me emrin.

Nga suksesi i këtyre dy çështjeve varet rruga jonë drejt BEsë dhe NATOsë që mundëson paqë të qëndrueshme, siguritet dhe stabilitet, por edhe mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.

Z. Ahmeti njoftoi Ambasadorin Britanik q? dje, BDI përmbylli një kapitull të veprimtarisë politike, dhe nisi ndërtimin e BDIsë të së nesërmes.

Ky proces është shumë i rëndësishëm dhe do të diskutohet në disa vazhdime të mbledhjes së Kryesisë së BDI që nisi më 16 mars dhe do të vijon në javën që vjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat