Serbia përsëri kërcënon me kundër masa për miellin në Maqedoni

Maqedonia

Serbia përsëri kërcënon me kundër masa për miellin në Maqedoni

Më: 17 mars 2018 Në ora: 20:10
Ilustrim

Nëse deri më 14 prill nuk gjendet zgjidhje përfundimtare për importin e miellit në Maqedoni, Serbia do të vendos kundërmasa, njoftoi sot ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Ljajiq.

Në një intervistë për televizionin serb TVN1, Ljajiq sot tha se Serbia do të jetë e durueshme pasi lufta tregtare dhe doganore nuk janë në të të dy vendeve.

“Deri më 14 prill duhet të gjejmë zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme për importin e miellit në Maqedoni. Vendosja e kundërmasave, për fat të keq akoma është opsion. Ne kemi durim, nuk duam të futemi në luftë doganore dhe tregtare, të vendosim kundërmasa, pasi kjo nuk është në interes të ekonomisë dhe marrëdhënieve ndërmjet shteteve”, ka thënë Ljajiq.

Sipas tij, problemin me miellin e shkaktojnë tre mullinj nga Maqedonia, që siç tha, kanë ndikim ekonomik dhe financiar dhe arrijnë të vendosin bariera doganore.  Ljajiq ka thënë se kërkohet model për zgjidhje të përherëshme, që të mos përsëritet i njëjti problem çdo vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat