Nikollovski: Nuk ka problem me miellin, zbatohet marrëveshja e arritur dhe kërkohet zgjidhje e përhershme

Maqedonia

Nikollovski: Nuk ka problem me miellin, zbatohet marrëveshja e arritur dhe kërkohet zgjidhje e përhershme

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:01
Ilustrim

 Nuk ka kurrfarë problemi, ajo që është arritur në Shkup zbatohet. Komiteti i përzier që mbajti mbledhje në Beograd, do të vazhdojnë me seancë në Shkup, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, lidhur me importin e miellit serb për të cilin Serbia dje paralajmëroi vendosje të kontra masave nëse situata nuk tejkalohet deri më 14 prill.

Siç tha Nikollovski, tash për tash mbetet vendimi për miellin prej një, tre dhe pesë kilogramë pullat të ngjiten në Serbi, ndërsa për dërgesat më të mëdha në Maqedoni, por nuk është përjashtuar dhe mbetet opsioni që pullat të hiqen përgjithnjë nëse për këtë arrihet pajtueshmëri nga dy palët, sidomos nga afaristët.

“Në vend që çdo vit ta zgjidhim problemin me miellin, do të përpiqemi ta gjejmë zgjidhje të përhershme. Mbetet që në këto 30 ditë nga formimi i komitetit të përzier të shqyrtohet edhe mundësia për pezullim të plotë të pullave”, theksoi Nikollovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para tribunës për sigurim në bujqësi.

Sipas tij, lidhur me miellin, nuk mbrohen interesat e askujt, e më së paku individë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat