Vazhdojnë përplasjet mes avokatëve dhe noterëve në Maqedoni

Maqedonia

Vazhdojnë përplasjet mes avokatëve dhe noterëve në Maqedoni

Më: 18 mars 2018 Në ora: 22:57
Ilustrim

Për avokatët është e papranueshme që ligjerisht të përjashtohen nga proceduar noteriale. Nga ana tjetër noterët i përkrahin ndryshimet me arsyetimin se qytetarët do të kursjenë dhe nuk do dëmtohen siç është bërë deri më tani me ligjin aktual.

Noteri Muhamed Shehu, vlerëson se duhet t’i lihet hapësirë qytetarit që të zgjedh vetë për lidhjen e një kontrate se a do të shkojë tek noteri apo avokati dhe kjo sipas tij do ishte varianti më i lirë.

“Së paku të lihet alternative që qytetarët të ygjedhin vet se a do të shkojë të bëjë kontratën te avokati apo tek noteri. Ajo është kryesorja, që qytatari të ketë alternativë në rastëse e ka më lirë të shkojë te avokati dhe jo ajo që insiston Oda e Avokatëve, të mos u lihet alternativë qytetarëve, atëherë do shihet mashtrimi që u bëhet qytetarëve në aspektin material më ligjin actual”, tha për TVM2 noteri Muhamed Shehu.

Ndërsa avokati Skender Muhameti, thekson se në propozim ligjin e ri parashihet që noterët të jenë përpilues të kontratave, por Dhoma e Avokatëve e kundërshton këtë sepse avokatët janë të autorizuar për dhënien e ndihmës juridike.

Kryeministri Zaev ditë më parë vlerësoi se edhe noterët por edhe avokatët në segmente të caktuar kanë të drejtë dhe se Qeveria do t’i dëgjojë të dyja palët. Qeveria sipas tij do ketë parasysh edhe praktikën ndërkombëtare dhe zgjidhja e re ligjore gjithsesi do të duhet të jetë nga ana e qytetarit dhe interesit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat