Ligji për shërbime mediale audio dhe audio vizuale kaloi në Komisionin për transport dhe lidhje

Maqedonia

Ligji për shërbime mediale audio dhe audio vizuale kaloi në Komisionin për transport dhe lidhje

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:30
Agjensia per sherbime te mediave

Profesionalizimi i punës së Agjencisë për shërbime të mediave audio dhe audiovizuale dhe RTVM-së, është një nga qëllimet e Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, i cili sot kaloi në lexim të parë në Komisionin kuvendor për transport dhe lidhje, ndërsa u elaborua nga ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.

Në drejtim të profesionalizmit të punës së ASHMAAV dhe RTVM-së, rritet transparenca gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Agjencisë dhe Këshillit programor të RTVM-së, të cilët paraqiten në konkurs publik, me elaborim të hollësishëm për arritjet dhe përvojat e tyre. Komisioni për zgjedhje dhe emërime duhet t'i verifikojë dhe të organizojë debat publik.

"Opinioni këtu është i pranishëm si mekanizëm kryesor për transparencë dhe sigurim të transparencës", thotë Mançevski.

Votimi për anëtarët për të dy këshillat do të bëhet me shumicës të dy të tretës, kështu që do të sigurohet edhe mbështetja nga opozita. Kandidatët për anëtarë nëpër këshilla, por edhe për drejtor të Agjencisë nuk guxojnë të jenë anëtarë në organe trupa të ndonjë partie politike, të zgjedhur ose emëruar, funksionar i cili udhëheq me ndonjë organ të administratës shtetërore, Ministri ose me ndërmarrje publike, si dhe SHA të themeluara nga shteti në periudhë prej dhjetë vitesh duke llogaritur nga prapa nga viti në të cilin dorëzohet kandidatura.

Mançevski shpjegoi se me ligjin rregullohet edhe mënyra me të cilën transmetohet muzikë në gjuhën maqedonase ose në gjuhën e ndonjërës nga bashkësitë etnike. Pezullohet përqindja e obligueshme për emetim të muzikës vendore, por ekziston motivim. Ata të cilët do të transmetojnë në pajtueshmëri të përqindjes së muzikës së transmetuar  nga prejardhja vendore do të marrin ulje të shumës së licencës vjetore për kompensim të punës vjetore.

Pezullohet taksa radiodifuzive, ndërsa veprimtaria radiodifuzive financohet me 0,7 për qind nga të ardhurat në buxhet, vitin paraprak, me ç'rast 74,5 për qind shkojnë për RTVM-në, 19,5 për qind për Radiodifuzionin e Maqedonisë, ndërsa gjashtë për qind për ASHMAAV.

Anëtarët e Komisionit u dakorduan për procedurë të mëtejshme kuvendore t'i dorëzojnë edhe Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për themelim të ndërmarrjes publike Radiodifuzioni i Maqedonisë, Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për menaxhim elektronik, si dhe Propozim-ligji për ndryshim të ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat