Lëvizja BESA: Të dëmshpërblehen sopotasit, padi për ata që i malltretuan

Maqedonia

Lëvizja BESA: Të dëmshpërblehen sopotasit, padi për ata që i malltretuan

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:10
Lëvizja BESA

Lëvizja BESA dhe kryetari Afrim Gashi e përshëndesin lirimin e vonuar të sopotasve, me shpresë se kjo padrejtësi, që zgjati për 15 vjet, do t’i japë fund edhe qasjes antishqiptare të organeve të gjyqësisë dhe prokurorisë dhe do ta instalojë drejtësinë në këto institucione kaq të rëndësishme.

Partia vlerëson se fakti që u desh të themelohet Prokuroria Speciale, që ajo ta marrë këtë vendim, flet shumë për Prokurorinë e Përgjithshme në vend, e cila edhe sot po dëshmon se si e kupton ajo drejtësinë.

“Megjithatë, që ky vendim të jetë plotësisht korrekt, do të duhej që tani institucionet përgjegjëse të drejtësisë ta fillojnë procedurën për dëmshpërblimin e sopostasve të dëmtuar, ndërsa në afat sa më të shkurtër të ngrihet padi ndaj autorëve të vërtetë të veprës, si edhe ndaj atyre prokurorëve e gjykatësve që kaq vite i kanë zvarritur burgjeve e gjykatave ata, duke i maltretuar, edhe pse të gjithë kemi qenë të bindur se ata janë të pafajshëm. Këtu edhe një herë apelojmë që ky rast të shërbejë si mësim edhe për rastin e Almir Aliut dhe për mbarë për sistemin e drejtësisë në Maqedoni dhe ta shënojë fundin e diskriminimit, ku shqiptarët shihen si fajtorë kujdestarë për gjithçka që ndodhë në shtet”.

Lëvizja BESA vlerëson se është koha e fundit  që të përfundojë periudha e gjatë me raste gjyqësore të montuara ndaj shqiptarëve, ndërsa drejtësia duhet ta dënojë krimin, pavarësish përkatësisë etnike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat