Maqedoni, përmbaruesit po ushtrojnë gjenocid mbi qytetarët!

Maqedonia

Maqedoni, përmbaruesit po ushtrojnë gjenocid mbi qytetarët!

Më: 19 mars 2018 Në ora: 20:56
Ilustrim

Për momentin, 300 mijë qytetarë nuk mund të marrin rrogën, pensionin, apo ndihmat sociale për shkak përmbaruesit me vite u kanë bllokuar llogaritë transakcionale duke u marrë edhe denarin e fundit apo çdo denarë që ka qytetari në llogarinë transakcionale. Kështu thotë Ana Gligorova nga Organizata Joqeveritare (OJQ) “Njeriu mbi profitin”, e cila së bashku me OJQ-në “No Pasaran” dhe Konfederatën e organizatave sindikale në Maqedoni gati dy muaj mbledhin nënshkrime me moton “Stop Përmabruesve” ku kërkojnë që përmbaruesit të kthehen në gjykata dhe të bëjnë të njëjtën punë para se të hyn në fuqi Ligji për përmbarim nga viti 2007, shkruan gazeta KOHA.

“Bllokimi i llogarive transakcionale 10 vitet e fundit që po bëhet nga ana e përmbaruesve është e jashtë ligjshme dhe me këtë nuk respektojnë ligjin për përmbarim. Sipas Ligjit për qarkullim pagesor, vetëm një institucion shtetëror mund të miraton vendime për bllokim për qarkullim pagesor gjegjësisht Drejtoria për të Hyra Publike (DHP). Kjo do të thotë se përveç DHP-së askush tjetër nuk ka autorizim ligjor të bëjnë veprime për pagesë me dhunë të borxheve. Ligji për përmbarim saktëson se përmbaruesi ka të drejtë të dorëzojë kërkesë për pagesë me dhunë deri të bartësi për qarkullim pagesor, por jo edhe të merr vendim dhe të kërkoj nga bankat që të bllokon llogarinë transakcionale të qytetarëve,dhe këtë kërkesë duhet ta bëjë deri te DHP-ja e jo te bankat” thotë Ana Gligorova.

Në anën tjetër Marjan Risteski nga Konfederatën e Organizatave Sindikale në Maqedoni (KOSM) thotë se shteti kur bëhet fjalë për borxhet e qytetarëve të thjeshtë dhe borxhet që kanë organet shtetërore ndaj subjekteve të ndryshëm atëherë vendoset në mbrojte te organeve shtetërore të cilët më para te qytetareve blejnë vetura luksoze me c0231mime shume të larta ndërsa lejon një gjenocid që përmbaruesit ua bëjnë qytetarëve të varfër duke i çuar ata në një varfëri tepër ekstreme.

“Nëse shteti mund të merr kredi dhe t’i debllokon llogarite e komunave apo kryetarëve të komunave ët cilët më para të qytetarëve kanë marre me kredi vetura luksoze dhe nuk e kthejnë kredinë për shkak se këta shteti në asnjë mënyrë nuk lejon që përmbaruesit tua bllokojnë xhiro llogaritë komunave atëherë pse mos të emeton letra me vlerë dhe më mjetet që do të grumbullohen nga shitja e bonove të thesarit t’ju mundëson qytetarëve që kanë borxhe të mbetura të marrin kredi nga bankat dhe at pa kamatë dhe të kthejnë të gjitha borxhet e mbetura. Propozimi ynë është nëse shteti bëhet garant ndaj bankave dhe bankat u lejojnë kredi pa kamatë atëherë vlera e lejuar kredisë aspak mos t’i jepet qytetarit por ne mënyrë direkte shumën e plotë kredisë së lejuar bankat ta transferojnë në llogarinë e kreditorëve ndaj të cilëve qytetarët kanë borxhe të mbetura”, thotë Risteski.

Rsiteski njëherit thotë se nëse ky propozimi i organizatave joqeveritare nuk merret parasysh nga qeveria aktuale atëherë ne si mbrojtës të drejtave të qytetarëve do organizojmë proteste ku do të ftojmë të marrin pjesë 200 mijë qytetarë ndaj të cilëve përmbaruesit me ndihmën e shtetit me vite po ushtrojnë gjenocidit ndaj qytetarëve të varfër. “Së shpejti do të organizojmë protesta masive ku presim të marrin pjesë mbi 200 mijë qytetarët të cilët janë në gjenocid financiar, ndërsa shteti mere pjese në vjedhjen e padijet të parave të qytetarëve me llogarit e mbyllura të qytetarëve nga ana përmbaruesve që në mënyre direkte çojnë qytetarëve të drejtë një varfëria të skajshme”, thotë Marjan Risteski kryetar i KOSM-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat