Koxias: Marrëveshja është dërguar në Shkup

Maqedonia

Koxias: Marrëveshja është dërguar në Shkup

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:10
Nikos Koxias

Teksti që përmban propozimet dhe agjendën për bashkëpunimin e ardhshëm është dërguar në Shkup, ka deklaruar shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias në Bruksel, pas këshillit për punë të jashtme në BE.

“T’ju jap diçka ekskluzive. Kemi përpunuar tekst me propozimet tona në tërësi si në raport me problemet e hapura që i kemi me IJRM-në, si dhe agjendën e ardhshme të bashkëpunimit që do tu sjell interes të dyja palëve. Këtë tekst e kemi dërguar para më shumë ditësh në Shkup”, ka thënë Koxias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat