Sheqerinska për vizitë zyrtare në Turqi

Maqedonia

Sheqerinska për vizitë zyrtare në Turqi

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:47
Zv.kryeministrija e Qeverisë së Maqedonisë dhe Ministre e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska

Zv.kryeministrija e Qeverisë së Maqedonisë dhe Ministre e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska do të qëndrojë për vizitë zyrtare ne Turqi, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjse Kombëtare, Nuretin Xhanikli.

Në kuadër të vizitës, Sheqerinska do të ketë takime edhe me kryeministri Binali Jildirim dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Mevlut Çavushogllu.

Në takimet do të shkëmbehen mendimet rreth situatës aktuale në Maqedoni dhe në rajon, si dhe më gjërë, ndërsa do të shikohet edhe bashkëpunimi i deri tanishëm dhe të ardhmen në mes dy vendeve.

Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se vizita zyrtare e Sheqerinskës në Turqi, është vërtetim i marrdhënieve dhe bashkëpunimit tradicionale në mes dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat