Greqia dërgon propozimet në Maqedoni: Ja dy emrat

Maqedonia

Greqia dërgon propozimet në Maqedoni: Ja dy emrat

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Athina zyrtare i ka dërguar Shkupit propozimin përpara vizitës se kryediplomatit grek Nikos Kotzias në datë 22 mars.

Ministri i Jashtëm ka dërguar paketën e çështjeve qe lidhen me emrin. Lajmin e bëri të ditur në një prononcim për mediat vetë Nikos Kotzias.

“Më lejoni t’ju jap një ekskluzivitet. Ne kemi hartuar një tekst ku janë të gjitha propozimet tona lidhur me problemet dhe çështjet e hapura që kemi me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë si dhe një axhendë bashkëpunimi për të ardhmen që do të sjellë fitime në të dy anët. Këtë e kam dërguar në Shkup para disa ditësh.” 

Ne propozimet e Greqisë janë emrat Nova Macedonia dhe Gorna Macedonia.

Gjithashtu burimet diplomatike u kane thëne mediave ne vendin fqinj se një nga kushtet e Athinës është edhe ndryshimi i Kushtetutës se Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat