Martesa e të miturave/ 13 vjeçarja edhe e martuar edhe me fëmijë

Maqedonia

Martesa e të miturave/ 13 vjeçarja edhe e martuar edhe me fëmijë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:50
ilustrim

Para gjashtë muajve lindi fëmijë një vajzë 13 vjeçare nga komuna e Aerodromit. Përveç se vlerësohet si nëna më e re, ajo është edhe vajza më e re në Maqedoni e cila është në marrëdhënie martesore.

Nga viti 2011 e deri në vitin 2016, gjithsej 122 persona të mitur janë martuar. Kryesisht bëhet fjalë për të mitura nga rajoni i Pollogut, tregon analiza e Komitetit të Helsinkit për të drejta e njerëzve, përfundimi i të cilës u prezantuan sot. Ministria për punë dhe politikë sociale nuk disponon me sistem për regjistrimin e martesave të të miturve, andaj është e mundur që numri të jetë edhe më i madh.

“Ne të gjithë dëgjojmë për vajza të cilat shiten si nuse , vajza në moshën prej 15 deri në 19 vjeçare që lindin fëmijë, nuk e përfundojnë arsimin për shkak se martohen dhe i kryejnë vetëm punët e shtëpisë vetëm sepse janë femra”, tha Uranija Pirovska, Komiteti i Helsikit.

Përveç kësaj, në mjediset rurale, femrat nuk shkojnë rregullisht në kontrolle  gjinekologjike. Kur vendosin një gjë të tillë, janë të obliguara që të drejtohen tek ordinancat private për shkak se në pjesën më të madhe të fshatrave nuk ka gjinekolog. Gjithsej, në vend janë të regjistruar 144 gjinekologë, prej të cilëve 43 janë në Shkup. Por sipas numrit të popullsisë, nevojiten edhe së paku 150 gjinekologë të tjerë. “Në zonat rurale ka mungesë të gjinekologëve, sepse ata nuk janë të motivuar që të punojnë larg qendrave administrative”, u shpreh Ana Vasileva, hulumtuese.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, e pranon se ka mungesë kuadrosh.

“Në qoftë se nuk janë plotësuar kushtet dhe nëse e dimë se nuk mundemi t’i plotësojmë, para se gjithash për shkak të mungesës së kuadrove, gjë që në këtë moment është problem kryesor, gratë e zonave rurale dërgohen në qendrat e tjera”, tha Filipçe.

Ministri i shëndetësisë sot u lavdërua se ministria po udhëheq program aktiv për mbrojtje shëndetësore të nënave dhe fëmijëve, përmes kontrolleve falas dhe analizave laboratorike gjatë shtatzënisë. Por ai nuk dha përgjigje konkrete se si do të zgjidhet problemi i femrave nga zonat rurale të cilat duhet të udhëtojnë disa kilometra për të arritur deri te gjinekologu më i afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat