Rasti Almiri, Zaev: Më vjen mirë që opinion me shumë vëmendje është duke e ndjekur tërë procesin gjyqësor

Maqedonia

Rasti Almiri, Zaev: Më vjen mirë që opinion me shumë vëmendje është duke e ndjekur tërë procesin gjyqësor

Më: 20 mars 2018 Në ora: 18:45
Zoran Zaev,

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke komentuar rastin për Almirn e vogël ka thënë se atij i vjen mirë që opinion me shumë vëmendje është duke e ndjekur tërë procesin gjyqësor, është e zëshme dhe reagon për të gjitha aspektet.

“Kjo bën që institucionet e sistemit përpos ato ekzekutiv por edhe tjerët të jenë më të vëmendshëm dhe të përkushtuar në atë se çfarë reagojnë qytetarët. Kështu edhe pushteti ekzekutiv me vëmendje është duke e ndjekur këtë proces, dhe shpreson se nuk do të dërgon mesazh për përzierje në gjyqësor por nuk do të mbesim të heshtur nëse për këtë proces si dhe për shumë të tjerë nuk vjen drejtësia e plotë ashtu siç duhet të jetë”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat