Kryesia e BDI-së gjashtë orë në Reçicë të Vogël

Maqedonia

Kryesia e BDI-së gjashtë orë në Reçicë të Vogël

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:56
Ali Ahmeti

Përfundoi takimi gjashtëorësh i Kryesisë Qendrore të BDI-së, në të cilin sipas anëtarëve të partisë fillimisht është folur për dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Bilin Saliji.

Dorëheqja është përshëndetur nga ana e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili tha se kjo dorëheqje nga arsye morale duhet të jetë shembull edhe për të gjithë funksionarët e tjerë të kësaj partie.

Gjatë takimit gjashtë orësh që u mbajt sot në Reçicë të Vogël , gjithashtu anëtarët e partisë kanë dhënë edhe raport para kryetarit për atë që është punuar në institucionet deri më tani, por edhe për atë çfarë duhet të punohet në periudhën që vijon.

Pas përfundimit të takimit, asnjë anëtar nuk ka dhënë deklaratë për mediat, edhe pse ishte paralajmëruar para fillimit të takimit.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili është i angazhuar për përcjelljen e qëndrimeve të partisë, gjatë largimit tha vetëm se takimi ka zgjatur aq gjatë sepse të gjithë anëtarët e Kryesisë Qendrore kanë folur para Ahmetit. Sipas tij në takim nuk është folur për ndryshime të mundshme kadrovike apo emra të rinj për ministra apo funksionarë në Qeverinë aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat