“Tortura” dhe “Trista” sot në Gjykatën Penale në Shkup

Maqedonia

“Tortura” dhe “Trista” sot në Gjykatën Penale në Shkup

Më: 23 mars 2018 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Senca të reja në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen për lëndët e PSP-së “Tortura” dhe “Trista”.

“Tortura” i referohet arrestimit të udhëheqësit të “Uniteti për Maqedoni” dhe ish-ministrit për Punë të Brendshme, Ljube Boshkovski, me 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentar.

Në rastin “Tortura” akuzohet edhe ish-njeriu i parë i policisë “Alfa” Ivica Antevski-Puki dhe pesë persona tjera në pjesmarrjen e arrestimit të Ljube Boshkovskit.

Duke vepruar sipas ankesës së PSP-së, Gjykakta e Apelit ndryshoi vendimin e shkallës së parë dhe miratoi akuzat ndaj ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mihajkov. Prokuroria Speciale i akuzon ato për tortura dhe trajtime e çnjerëzore dhe degraduese.

Në sencën për rastin “Trista” akuzohet Gjoko Popovski ish-zv.ministri i MPB-së për blerjen e 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brenshme. Për këtë rast sot do të dëshmojnë pesë dëshmitarë.

Sipas akuzave Popovski me blerjet e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për shumën e 453,570 euro. Prokuroria Speciale Publike vërtetoi se Popovski tenderin për blerjen, servisimin dhe mirëmbajtjen ja kishte dhënë kompanisë e cila kishe pasur ofertë më të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat