Koxias në Shkup në bisedime për emrin

Maqedonia

Koxias në Shkup në bisedime për emrin

Më: 23 mars 2018 Në ora: 09:30
Nikos Koxias

Pozicionet e Shkupit dhe Athinës pas shkëmbimit reciprok të projekt-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit do të jenë temat e takimeve që shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias do t’i ketë sot me kreun shtetëror të Maqedonisë.

Koxias fillimisht do të takohet me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Ata do të kenë takime tat-a tet, ndërsa më pas pasojnë bisedat plenare midis dy delegacioneve.

Të dy ministrat më pas do të mbajnë pres konferencë të përbashkët.

Pritet, siç njoftoi MPJ, bisedimet e ministrave Dimitrov dhe Koxias të jen në kontekst të përpjekjeve për tejkalimin e dallimeve midis emrit, si dhe të çështjeve të tjera bilaterale me interes të përbashkët, me theks të implementimit të masave për ndërtimin e besimit. 

Gjatë vizitës shefi i diplomacisë greke do të ketë takime edhe kryeministrin Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Ai nuk do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov.   

Shefi i diplomacisë greke dje me aeroplan qeveritar arriti në aeroportin e Shkupit, për vizitë të parë në vend pas riemërimit të aeroportit nga Aleksandri i madh në Aeroporti ndërkombëtar të Shkupit, si një nga lëshimet e Qeverisë së Maqedonisë në procesin bisedimeve për emrin.

Kjo është hera e parë pas 12 vjetëve një aeroplan grek të aterojë në aeroportin e Shkupit.

Koxias u prit nga delegacioni i Maqedonisë, ndërsa  më pas u akomodua në hotelin Meriot, ku pati edhe darkë pune të organizuar nga Dimitrov.

Pika më kontestuese midis Athinës së Shkupit janë kërkesat greke për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, spektrit të përdorimit të emrit të ri, por edhe identiteti.

Nga pala e Maqedonisë shumë herë është theksuar se duhet të gjendet zgjidhje dinjitoze për emrin me respektimin e identitetit, pa ndryshime të Kushtetutës.

Pas bisedimeve dyditore në Shkup, ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias do të kenë takim të ri më 30 mars në Vjenë në të cilin do të jetë edhe ndërmjetësuesi i KB-së, Methju Nimic.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat