Bllokohet llogaria e VMRO-DPMNE, për borxhin prej 200 mijë euro ndaj Kanal5

Maqedonia

Bllokohet llogaria e VMRO-DPMNE, për borxhin prej 200 mijë euro ndaj Kanal5

Më: 23 mars 2018 Në ora: 09:35
Ilustrim

 Televizioni Kanal5 ia ka bllokuar llogarinë VMRO-DPMNE, për një borxh prej 200 mijë eurove.

Televizioni ka vepruar duke ia bllokuar llogarinë partisë më të madhe opozitare, pasi që ka pritur ti paguhet borxhi. Por meqë nuk ka ndodhur kjo, është urdhëruar bllokimi i llogarisë. Lajmin e ka dhënë edhe gazetari Nedelkovski duke fyer gazetarët dhe shumë të tjerë se përse nuk po e nxjerrin lajmin.

TV Kanal5 ka qenë një nga televizionet që gjatë qeverisjes së kaluar ka përfituar miliona euro nga fushatat qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat