Cvetanov: Burgjet në Maqedoni janë ende me shqiptarë të pafajshëm

Maqedonia

Cvetanov: Burgjet në Maqedoni janë ende me shqiptarë të pafajshëm

Më: 23 mars 2018 Në ora: 10:03
Vane Cvetanov

 Vane Cvetanov, përfaqësues i OJQ “Llupa e gjelbër”, në “Rruga drejt” thotë se, edhe shqiptarët edhe maqedonasit por edhe bashkësitë e tjera në Maqedoni ishin viktima të një sistemi të drejtësisë i cili ishte partiak dhe i politizuar, i cili shërbente për qëllime të caktuara të pushtetit të mëparshëm.

“Parulla “Pranverë pa drejtësi” mund të riemërohet në “Dekadë pa drejtësi”, meqë edhe maqedonasit, edhe shqiptarët, por edhe pjesëtaret e bashkësive tjera etnike në vend ishin viktima të një sistemi të drejtësisë i cili ishte partiak i politizuar dhe shërbente për qëllime të caktuara të pushtetit të mëparshëm. Problem kryesor është fakti që ende nuk janë vendosur kritere dhe standarde në kuadër të Prokurorisë Publike, sipas të cilave do të veprohet në çdo rast, pa marrë parasysh nëse është i përfshirë ndonjë qytetarë i cilësdo bashkësi etnike. Çka nënkuptohet me këtë? Prokuroria nuk ka kritere dhe standarde se cilat elemente duhet t’i përmbajë një kallëzim penal që të jetë i pranueshëm, thotë Cvetanov nga OJQ “Llupa e gjelbër”.

Cvetanov tregon periudhën kur ai ka qenë në paraburgim, gjegjësisht në vitin 2013-2014, dhe thotë se burgjet në Maqedoni janë të stërmbushur me maqedonas, shqiptarë, rom, boshnjak. Ai shton se OJQ “ Llupa e gjelbër” ka bërë analiza dhe i dimë shumë rastet e tilla siç janë, “MONSTRA”, “KALLDËRMA”, “MILLKA” e  shumë e shumë procese tjera që rezultojnë të jenë njerëz të pafajshëm.

“Kur unë personalisht isha në paraburgim, paraburgimi ishte përplot me maqedonas dhe shqiptarë, edhe me romë edhe boshnjakë, thjeshtë, pjesëtarë të të gjitha bashkësive etnike. Por, ja, për shqiptarët. Në atë kohë, përveç që kishte një njeri nga rasti “MONSTRA”,në atë kohë i sollën edhe protestuesit e akuzuar, të cilët protestonin për parregullsitë e rastit në fjalë. U sollën qytetarë të cilët as që nuk kanë qenë në turmën e protestave të cilët kanë gjuajtur drejt gjykatës etj, por u sollën njerëz të cilët kanë qenë ose nga mesi ose fundi i turmës, burgjet janë ende më shqiptarë të pafajshëm, ku kemi bërë analiza ose i dimë rastet si “ MILLKA”, KALLDËRMA” e shumë e shumë procese tjera”, shton Vane Cvetanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat