Mickoski në takim me delegacionin e Partisë Popullore Evropiane

Maqedonia

Mickoski në takim me delegacionin e Partisë Popullore Evropiane

Më: 23 mars 2018 Në ora: 11:16
Hristjan Mickoski

Mbrëmë kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristjan Mickoski sëbashku me nënkryetarët Aleksandër Nikollovski dhe Timço Mucinski, mbajtën takim me delegacionin e grupit parlamentar Partia Popullore Evropiane në Parlamentin e Evropës, të përfaqësuar nga Andrej Kovaçev, Lojze Peterle dhe Tune Kelam.

“Në takim me euro-deputetët, Mickoski nxorri në pah strategjinë e OBRM-PDUKM-së për integrimin e shpejtë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst Mickoski deklaroi se OBRM-PDUKM do të vazhdojë të jap kontribut në procesin e reformave drejtë realizimit të këtijë qëllimi. Mickoski i informojë bashkëbiseduesit për gjendjen aktuale politike në Maqedoni, me çka deklaroi se për një kohë të gjatë, disa individëve u bëhet terror për shkak të qëndrimit të ndryshm politik të tyre, por edhe sistemit politik në përgjithësi, për shkak injorimit të Kushtetutës, ligjeve dhe disa normave gjatë punës si Kuvendit dhe pushtetit ekzekutiv”, thonë nga qendra e komunikimit të partisë.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes OBRM-PDUKM-së dhe Partisë Popullore Evropiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat