Grubi kërkoi mbështetjen franceze për BE dhe NATO

Maqedonia

Grubi kërkoi mbështetjen franceze për BE dhe NATO

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:00
Pamje nga takimi

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z. Artan Grubi së bashku me anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizuan takim me z-nja Liliana Tangi , deputete në Kuvendin  Nacional të Republikës së Francës, e cila është edhe nënkryetare e Komisionit për Çështje Evropiane dhe nënkryetare e Grupit për  Miqësi në mes të Kuvendit Nacional të Republikës së Francës dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe ambasadorit  francez Kristian Timonie.

Në takim u këmbyen mendime për më shumë tema, kurse  mbi të gjitha për  zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, proceset  reformuese  në Republikën e Maqedonisë, për BE-në dhe NATO-n, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë me vendet fqinje.

U konstatua së bashku se marrëdhëniet bilaterale zhvillohen vazhdimisht, në frymën e besimit dhe miqësisë së ndërsjellë, ku u konfirmua angazhimi i përbashkët  për avancimin e mëtejshëm të tyre.

Nga ana e z. Grubit u  shpreh  pritja jonë për mbështetjen franceze për përpjekjet integruese euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, me çka kërkojmë  vlerësim të rreptë por të drejtë të arritjeve, ndërsa nga ana e z-ja Tangi u riafirmua  mbështetja për proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë, qëllimi përfundimtar i të cilës është integrimi i plotë i  shtetit në Bashkimin Evropian dhe NATO Aleancën.

Për Republikën e Maqedonisë, mbështetja që vjen nga Republika e Francës është me rëndësi të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh rolin kyç të Francës në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, veçanërisht para  Raportit të prillit të Komisionit për Progresin e Republikës së Maqedonisë në integrimet Evropiane, në të cilën vendi ynë do të marrë rekomandim të qartë për fillimin e negociatave me BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat