Dimitrov-Kociasin, detaje dhe të dhëna nga takimi

Maqedonia

Dimitrov-Kociasin, detaje dhe të dhëna nga takimi

Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:14
Dimitrov-Kociasin

Takimi i ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, nuk zbuloi detaje dhe propozime në opinion në lidhje me kontestin e emrit.

Dy ministrat me tone të qeta dhe optimiste, prezantuan zhvillimin e negociatave të tyre për çështjen e emrit, duke thënë se doemos shtetet fqinje duhet të gjejnë një kompromis me të cilin nuk do të dëmtojnë asnjë palë.  Ata siguruan se nuk do të ketë zgjidhje për këtë kontest me të cilën dikush do të ndjehet i fyer dhe i dëmtuar dhe dikush fitimtar. Ministrat u pajtuan se doemos duhet të gjendet një zgjidhje afatgjate. Kocias tha se tashmë 28 pika nga tre dokumentet e Maqedonisë, Greqisë dhe ndërmjetësit Metju Nimic janë shqyrtuar dhe tejkaluar, por ende ka shumë punë. Ai përdori termin “zgjidhje të ndershme” për të cilën tha se është kur të dy palëve do t’u pranohen pikat kyçe që i kanë futur në propozimin e tyre.

Nikos Kocijas, Ministër i Jashtëm i Greqisë
“Një zgjidhje drejtë dhe e ndershme është ajo e cila i merr parasysh pikat kryesore të të dy palëve. E ato cilësohen gjatë negociatave. Nuk dëshiroj që tani tua shpjegoj pozicionet e mia. Ndonjëherë tjetër do ju sjell më shumë shembuj se për çfarë emrash po bisedojmë. Kjo nuk është diçka e keqe. Ligjet dhe mentaliteti ndryshojnë me kohë. Shteti tashmë ka bërë disa ndryshime të vogla. ndryshimi moral është ai i cili do ti kënaq të dy palët. Nuk flas për ekstremistët e të dy vendeve, por për njerëzit progresiv. Nuk duam që njëri shtet të shkatërrohet e tjetri të ndërtohet. asnjëra palë nuk mund të pranojë gjithçka që propozon pala tjetër”.

Dimitrov deklaroi se një zgjidhje afatgjate duhet të gjindet me ndihmën e të dy palëve, dhe do të pranohet nga të dyja palët. Por, ai tha se emër i ngjitur në gjuhën maqedonase dhe pa përkthim nuk është drejtimi më i mirë në negociata.

Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë: “Në referencën e përkohshme, IRJM ekziston emri Republika e Maqedonisë dhe ky emër është i përkthyer në gjashtë gjuhë të Kombeve të Bashkuara. Nëse thuhet shpejtë një emër mund ndoshta të humbet, por është një argument shumë i rëndë. Besoj se ky nuk është një drejtim i duhur. Për mua është shumë me rëndësi distinksioni që duam ta bëjmë. Duhet të gjejmë zgjidhje e cila prej këtu do të na nxjerrë kokën lartë dhe duke shtrënguar duart”.

Ndërkohë, i pyetur për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, Kocias tha se kjo kërkesë greke nuk vjen për të kërkuar më shumë garancë, por bazuar në përvojat e mëhershme në Bashkimin Evropian me vendimet e Gjykatave Kushtetuese të cilat vlerësojnë se kushtetutat mbeten mbi të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare.

Nikos Kocijas, Ministër i Jashtëm i Greqisë

“Ajo është një çështje për ndryshim kushtetues që e kërkojmë, e diskutojmë, mendoj se është e nevojshme që ta sqarojmë atë dhe të shohim në fund se ku do të përfundojmë. Mendojmë se ajo është një çështje që nuk mund ta hapim tani sepse ndodhemi në mesin e negociatave”.

Në lidhje me draft marrëveshjet e shkëmbyera të Shkupit dhe Athinës, ai tha se ato janë dokumente të cilat duhet të qartësojnë pozicionet e palëve dhe jo të vështirësojnë procesin. Ndërkohë, Dimitrov theksoi se Maqedonia është për një zgjidhje të qëndrueshme e cila do të arrihet dhe pranohet nga opinioni dhe qytetarët e dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat