Ahmeti: Nuk pranojmë propozimin Sllavomaqedonia

Maqedonia

Ahmeti: Nuk pranojmë propozimin Sllavomaqedonia

Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:18
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me ministrin për punë të jashtme të Greqisë Nikos Kocijas ka deklaruar se emri Sllavomaqedonia, nuk është zgjidhje e pranueshme për marrëveshje për emrin, 

“Qëndrimet tona ishin të qarta, ne nuk pajtohemi që emri Sllavomaqedonia të jetë zgjidhje në bisedimet me Greqinë. Unë personalisht nuk jam pjesë e ekipit negociues, por zgjidhje e pranueshme do të jetë ajo me të cilën dyja palët do të ishin të kënaqura”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se ka pasur një takim konstruktiv me Kocias duke vënë theksin se Ballkani Perëndimor do të duhet të jetojë në paqe dhe stabilitet dhe se këto shtete kanë interes të njëjtë dhe ajo është përparimi dhe anëtarësimi në BE dhe NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat