Përveç BESËS edhe një parti maqedonase pjesë e Qeverisë

Maqedonia

Përveç BESËS edhe një parti maqedonase pjesë e Qeverisë

Më: 26 mars 2018 Në ora: 10:41
Zoran Zaev

Përveç Lëvizjes BESA edhe një parti maqedonase do të përfshihet në koalicionin qeveritar. Siç mësoin Mediat, në negociata është përfshirë Partia Socialiste e Lubisav Ivanov – Xingo.

Kjo parti ka tre deputetë dhe është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE dhe se bashkë me këtë koalicion fitoi këto mandate deputetësh. Vladanka Aviroviq, Stojan Milanov dhe Lupço Dimovski janë deputetët e kësaj partie, që gjithmonë ka qenë në Qeveri, pas ndërrimit të pushteteve.

Lupço Dimovski njëri nga deputetët e saj është në arrest shtëpiak i akuzuar për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit. Në rast se BESA, PDSH dhe PS bëhen pjesë e koalicionit, atëherë ai pritet të arrijë në 70 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat