Zaev për hetimin e PSP-së ndaj Ahmetit: Gjykatat nuk ndikohen nga pushteti

Maqedonia

Zaev për hetimin e PSP-së ndaj Ahmetit: Gjykatat nuk ndikohen nga pushteti

Më: 26 mars 2018 Në ora: 21:45
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev menjëherë pas daljes nga gjykimi për rastin ”Rryshfeti” ka folur për shumë tema lidhur me qeverisjen, por e ka komentuar edhe hetimin e Prokurorisë Speciale Publike ndaj Ali Ahmetit, i bashkëdyshuar për ndikim politik në ndalimin e regjistrimit të popullsisë të vitit 2011.

”Nuk kemi folur për këtë temë. Gjykatat nuk kanë lidhje me pushtetin qendror. Kjo duhet të vazhdojë. Janë duke vazhduar edhe ndaj meje por duhet të vazhdojnë hetime edhe ndaj Ahmetit. Sipas gjitha gjasave, pushteti është i prirur për të bërë vepra penale” tha mes tjerash Zaev.

Përndryshe, Ahmeti për këtë hetim tha se nuk ndjehet fajtor pasi regjistrimi është ndaluar nga Kuvendi dhe shumica parlamentare e atëhershme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat