67+2 deputetë, kjo është matematika e Zaevit, kush hyn e kush del nga Qeveria?

Maqedonia

67+2 deputetë, kjo është matematika e Zaevit, kush hyn e kush del nga Qeveria?

Më: 27 mars 2018 Në ora: 10:42
Zoran Zaev

Maxhoranca aktuale pritet të zgjerohet me numrin e deputetëve, ashtu që me këtë synon që ti jap fund jostabilitetit dhe mungesës së kuorumit, që u reflektua në mbledhjet e fundit pas largimit të dy deputetëve të ASH-së.

Maxhoranca aktuale ka 60 deputetë (LSDM 49, BDI 10 dhe RDK 1), por me afrimin e disa deputetëve që ishin pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së dhe hyrjen e Lëvizjes BESA, numri do të shkoj deri në 67 deputetë, informon INA.

Kjo pasi 4 deputetë braktisën koalicionin me VMRO-DPME (Dy deputetët që ishin nga GROM, Amdi Bajram dhe një deputet turk), por matematikat e kryeministrit Zoran Zaev llogarisin 3 deputetët e Lëvizjes BESA, por nuk përjashtohet përkrahja nga dy deputetët e PDSH-së, edhe pse këta të fundit sic merret vesh nuk do ti bashkohen koalicionit.

Zaev deklaroi dje se bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë janë akoma larg epilogut. Sipas tij, subjektet fillimisht duhet t’i vendosin linjat e bisedimeve dhe më pas të konkretizohen. Zaev shtoi se deri më tani nuk është biseduar ndarja e dikastereve, duke mohuar në të njëjtën kohë se shpejt mund të pritet një takim mes tij dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për këtë çështje.

“Ideja është që të zgjerojmë shumicën parlamentare për dy arsye; e para të forcojmë shumicën me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë të kalojnë me zgjedhësit e tyre, pra qytetarët. E dyta është për shkak të hapave serioz që na presin, para se gjithash reformat, çështja e emrit. Në të njëjtën kohë priten vendime të rëndësishme ekonomike. Pranvera është periudhë e rëndësishme për zhvillimin e operativave ekonomike dhe shumë vendime të tjera. është çështje e dytë ajo se cilat dhe çfarë resorësh do të ndryshojnë”, theksoi kryeministri Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat