Zaev dhe Ahmeti do të takohen për Qeverinë, ja detajet?!

Maqedonia

Zaev dhe Ahmeti do të takohen për Qeverinë, ja detajet?!

Më: 28 mars 2018 Në ora: 11:39
Zoran Zaev- Ali Ahmeti

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pritet që të takohen për të diskutuar për detaje lidhur me zgjerimin e koalicionit të tyre qeverisës. 

Burime nga LSDM konfirmojnë për INA se paraprakisht Zaev dhe Ahmeti pritet të diskutojnë për ndarjen e kulaçit qeveritar dhe mundësinë e ndërrimit të resorëve ministror, dhe më pas të bisedohet me partitë që po synojnë të bëhen pjesë e maxhorancës.

Siç mëson INA, Ministria e Drejtësisë pritet ti takojë LSDM, ndërsa BDI në kompensim do të ketë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale ose Ministrinë e Kulturës. Por mes Zaevit dhe Ahmetit do të revidohet edhe ndarja e disa drejtorive, që më parë i kishin takuar Aleancës për Shqiptarët dhe tani pritet ti takojnë partive që po synojnë të bëhen pjesë e koalicionit.

Kryeministri Zoran Zaev po bisedon me Lëvizjen BESA të udhëhequr nga Afrim Gashi, ndërsa ai ka paralajmëruar takime edhe me partitë e tjera për të zgjeruar koalicionin qeverisës. Në lojë për poste janë edhe deputetët që u shkëputën nga VMRO-DPMNE, të cilët kanë bërë kërkesa për emërimin e përkrahësve të tyre.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat