Zaev: Deri në fund të qershorit do të rregullohet evidentimi për pronat në pronësi shtetërore

Maqedonia

Zaev: Deri në fund të qershorit do të rregullohet evidentimi për pronat në pronësi shtetërore

Më: 29 mars 2018 Në ora: 16:04
Zoran Zaev

Punojmë me institucionet kompetente për vendosjen e rendit me evidentimin e pronës së shtetit dhe presim deri në fund të qershorit të kemi evidentim plotësisht të rregulluar që do të mundësojë menaxhim të mirë, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve në Kuvendin e RM-së nga deputeti Ilija Nikollovski, se pse nuk ka informacione për gjendjen dhe punën me pronën që është në pronësi shtetërore.

“Institucionet kanë evidentim të keq me pronat në pronësi shtetërore. Jemi duke punuar në vendosjen e rendit, sepse prej këtyre resurseve qytetarët presin të ardhura në buxhet për përmirësimin e shëndetësisë, arsimit dhe asistencës sociale. Ka hektarë të mëdhenj bujqësorë që janë dhënë nën koncesion, ndërsa nuk ka marrëveshje dhe nuk paguhet për shfrytëzim. Nga ky aspekt pres në kohë të shkurtër të kompletohet dokumentimi që të dihet gjendja me tokën bujqësore”, deklaroi Zaev.

Theksoi se është duke u vendosur kontroll i tërësishëm në sistemin e menaxhimit me tokë bujqësore, si dhe se bëhet bazë e përhershme për gjendjen me pyjet, shtetërore dhe private me ndihmën e Kadastrës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Pres deri në fund të qershorit të kemi gjendje përafërsisht evidentim të rregulluar të shtetit me resurset shtetërore. Presim mesatare të mirë me evidentimin e përgjithshëm dhe kjo të përfundojë deri në mes të vitit 2018. Këtë do ta publikojmë në mënyrë transparente”, deklaroi Zaev.

Deputetja Maja Moraçanin deri te ministri i Financave Dragan Tevdoski, pyeti nëse në buxhetin për vitin e ardhshëm parashikohet buxhet për barazi gjinore.

Tevdoski, tha se për fat të keq kjo temë në Maqedoni është pak e padrejtë.

Deputetja Katerina Kuzmanovska në pyetjet e deputetëve deri te ministri i Transportit dhe Lidhjeve , pyeti çfarë është planifikuar më hollësisht për lidhjen infrastrukturore të Strumicës me vendkalimin kufitar Novo Sellë.

Sugareski tha se në pajtim me programet e NP për rrugë shtetërore është paraparë rikonstruimi i këtij aksi të fillojë qershor të këtij viti.

Theksoi se është planifikuar të ndërtohet rrugë e shpejtë prej Strumicës deri në kufirin me Bullgarinë dhe se dokumentacioni projektues për të duhet të përfundojë deri në vitin 2019.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk morën pjesë në seancën për pyetje të deputetëve.

Ministri i Ekonomisë dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska nuk morën pjesë në seancën për pyetje të deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat