Zaev a po pendohet pas takimit me Ahmetin: Jo me çdo kusht zgjerim të koalicionit qeveritar

Maqedonia

Zaev a po pendohet pas takimit me Ahmetin: Jo me çdo kusht zgjerim të koalicionit qeveritar

Më: 30 mars 2018 Në ora: 16:41
Zoran Zaev

Në takimin që u realizua dje ndërmjet liderit të Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe atij të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është biseduar për zgjerimin e koalicionit qeveritar, për procesin e anëtarësimit në NATO dhe procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Këtë e bëri të ditur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev njoftoi se ka qëndrim të homogjenizuar për zgjerim të koalicionit qeveritar, por jo me çdo kusht.

“Unë i bëra të ditura qëndrimet e mia dhe u krijua pështypja se kemi qëndrim të përbashkët që të zgjerohet koalicioni qeveritar. Fillimisht e shfrytëzova rastin të njoftojë për momentet më të reja që kanë të bëjnë me çështjen me Greqinë, me problemin që Greqia e ka me emrin kushtetues tonin. Folëm për reformat gjyqësore, folëm për zgjerimin e koalicionit që të bëjmë një shumicë parlamentare më stabile, sepse Maqedoninë e presin vendime të rëndësishme, datën për nisjen e bisedimeve thirrjen për NATO. Sigurisht se jemi pajtuar, por jo me çdo kusht”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat