Takimi Tsipras-Zaev, kontesti në tavolinën e tyre

Maqedonia

Takimi Tsipras-Zaev, kontesti në tavolinën e tyre

Më: 1 prill 2018 Në ora: 19:29
Tsipras-Zaev

Takimi i radhës mes dy kriministrave të Greqisë dhe Maqedonisë, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev do të mbahet në Athinë, gjë që pritet që bisedimet duhet të marrin më shumë seriozitet.

Sipas mediave në Greqi takimi i fundit mes kryediplomatëve Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias në Vjenë ka qenë pozitiv dhe i ka hapur rrugë takimit në rang të kryeministrave, për të diskutuar çështje më delikate.

Gjithmonë, sipas mediave greke, Greqia ka hequr dorë nga kërkesa që emri i Maqedonisë të jetë vetëm në Maqedonisht dhe të jetë i shkruar në formë të ngjitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat