Digjet vetura e ish-drejtorit të policisë, Ljupço Todorovski

Maqedonia

Digjet vetura e ish-drejtorit të policisë, Ljupço Todorovski

Më: 1 prill 2018 Në ora: 21:32
Ilustrim

Në lagjen Aerodrom në kryeqytetin e Maqedonisë sot në mëngjes është gjetur një veturë e djegur.

E njejta ishte e ish-drejtorit të policisë së Maqedonisë, Ljupço Todorovski i cili në këtë pozitë ka qenë në këtë pozitë për shtatë vite, deri në pension.

Vetura në fjalë ka qenë e regjistruar mbi një qytetar tjetër po nga Shkupi ndërsa përdorej nga Todorovski, njofton TV Telma.

Ai është tani profesor në katedrën e sigurisë në Shkup. Përveç veturës së Todorovskit, janë djegur edhe dy vetura tjera në parkingun e njejtë ku ishte vetura e ish-zyrtarit të Maqedonisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat