Nuk do të ketë takim liderësh, por takime të ndara të Dimitrovit

Maqedonia

Nuk do të ketë takim liderësh, por takime të ndara të Dimitrovit

Më: 2 prill 2018 Në ora: 12:16
Metju Nimic

Nuk do të ketë takim të liderëve, por vetëm takime të ndara të ministrit të jashtëm me krerët shtetëror dhe të partive kryesore politike.

Ky do të jetë formati i takimeve lidhur me informimin për negociatat e së premtes për emrin që u zhvilluan në Vjenë me ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimic.

Ministria e Jashtme theksoi se ministri Nikolla Dimitrov do të takojë krerët shtetëror dhe të partive për ti informuar për negociatat dhe se për çfarë janë dakorduar palët në Vjenë. Me këtë përgënjeshtrohen informacionet e TV24 se do të ketë takim të liderëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat