Ndryshime demografike në Shkup, diku rritet, e diku ulet numri i popullsisë

Maqedonia

Ndryshime demografike në Shkup, diku rritet, e diku ulet numri i popullsisë

Më: 2 prill 2018 Në ora: 17:39
Ilustrim

Për herë të parë në mënyrë të detajizuar hulumtimet e publikuara demografike për vitin 2014/2015, si tendencë vazhdojnë edhe më tej. Maqedonasit zhduken edhe biologjikisht.

Të dhënat tre mujore për periudhën e lartpërmendur tregojnë se në Karposh është zvogëluar numri i banorëve për 48%. Komunat tjera të Shkupit shënojnë rritje pozitive, por ka dallime drastike nga komuna në komunë. Çairi dhe Saraji kanë fituar plus 109 banorë të rinj, derisa Kisella Voda vetëm një, ndërsa Gazi Baba katër. Ekspertët e statistikës sqarojnë se Karposhi është komunë me popullatë më të moshuar dhe një situatë e tillë është e pritshme, njofton KOHA.

Ulet numri i të porsalindurve, ndërsa rritet numri i personave të vdekur në Maqedoni.

Të dhëna të qarta tregojnë numrat e Entit shtetëror për statistikë. Sipas tyre, në tre muajt e fundit të vitit 2014, krahasuar me tre muajt e fundit të vitit 2013, numri i fëmijëve të lindur është ulur për 1.1% dhe ishte 5853 fëmijë të lindur. Njëkohësisht është rritur për 1.6% numri i personave që kanë ndërruar jetë dhe ishte 5098.

Numri më i madh i fëmijëve të lindur sipas hulumtimit janë në Shkup dhe numri i tyre është 1706.

Numrat tregojnë dallim drastik nga komuna në komunë. Thuajse të gjitha komunat e kryeqytetit shënojnë rritje pozitive, përveç Karposhit. Statistika për këtë komunë zbulon se vetëm tre muajt e fundit të vitit të kaluar kjo komunë ka mbetur pa 48 banorë, përkatësisht, numri i personave të vdekur, për këtë shifër, ka qenë më i madh se numri i të lindurve.

Komunat Karposh dhe Kisella Vodë janë komuna me banorë të moshuar, dhe për këtë shkak tek ata pritet të këtë shtim të ulët të natalitetit. Për dallim nga ato, Aerodromi është Komuna me popullatë të re dhe për këtë shkak aty numrat janë pozitive, thotë ekspertët e statistikës.

Për dallim nga Karposhi, nataliteti me shtim pozitiv është në komunat me shumicë shqiptare si Çair dhe Saraj. Në të dy komunat në periudhën e njëjtë janë shtuar nga 109 banorë.

Nga komunat e Shkupit me shumicë maqedonase Aerodromi është komuna me më shumë natalitet. Në këtë komunë mund të vërehet se janë shtuar 58 banorë të rinj në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

Komuna e Butelit është pasuruar me 33 banorë, Gjorçja me 37, Qendra me 13, dhe Shuto Orizarja me 65 banor shtim natyror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat