Bie "Aleksandri i Madh" nga aeroporti i Shkupit, u vendos mbishkrimi "Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit"

Maqedonia

Bie "Aleksandri i Madh" nga aeroporti i Shkupit, u vendos mbishkrimi "Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit"

Më: 3 prill 2018 Në ora: 13:12
Aeroporti i Shkupit

Në ndërtesën e Aeroportit të Ndërkombëtar të Shkupit është vendosur mbishkrimi me emrin e ri të aeroportit "Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit".

Vendosja e mbishkrimit të ri në aeroportin e Shkupit vjen, pasi që më 24 shkurtë është hequr mbi shkrimi i emrit të vjetër aeroporti "Aleksandri i Madh" në shenjë të respektit, fqinjësis së mirë me Greqinë dhe zgjeidhjes së kontestit 25 vjeçar të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Vendimin për riemërimin e Aeroportit të Shkupit është sjellur në mbledhje të Qeverisë më 4 shkurt, ndërsa riemërimin e paralajmroj vet kryeministri Zoran Zaev më 24 janar pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Cipras në Forumin ekonomik botëror që u mbajt në Davos të Zvicrës. Përveç emrit të aerportit është ndryshuar edhe emri i autostradës nga "Aleksandri Madh" në "Miqësia".

Përndryshe aeroporti i Shkupit ka qenë i emëruar në "Aleksandri i Madh" më 27 dhjetor të vitit 2006 me vendim të Qeverisë së ateherëshme të Nikolla Gruevskit, ndërsa dy vite më vonë po e njëjta Qeveri e emëroi me të njejëtin emër edhe autostradën që shpije drejt aeroportit të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat