Zaev mbrëm ka marrë pjesë në festën e Ditës së Romëve në Maqedoni

Maqedonia

Zaev mbrëm ka marrë pjesë në festën e Ditës së Romëve në Maqedoni

Më: 6 prill 2018 Në ora: 11:52
Zoran Zaev

Duke i’u drejtuar të pranishmëve, ku mes tyre kishte edhe zyrtarë të lartë, përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe ministra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, duke uruar festën, Zoran Zaev theksoi se komuna e Shuto Orizares është komuna e vetëm në botë me shumicë të qytetarëve romë dhe ku gjuha e rome është zyrtare përpos asaj maqedonase, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai kujtoi se në vitin 2001, me ndryshimet kushtetuese, edhe romët janë popull i barabartë në Republikë e Maqedonisë, ku tha “kemi luftuar së bashku më herët, për ndërtimin e Republikës së Maqedonisë në në një shoqëri për të gjithë, me të drejta dhe detyra të barabarta para ligjit. Ndjehem krenar për këto përfitime, ku me siguri krenar jeni edhe ju, çka nuk ka qenë e lehtë të zbatohen në tërësi, apo të vihet deri te ato. Në fakt është me patjetër të arrihet deri te ato kushte dinjitoze të jetesës që na drejton”.

Ai vazhdoi duke theksuar se “Të gjithë neve, nga të gjithë etnitetet dhe fetë, fëmijë, pleq, të rinj na nevojitet arsimim dhe të drejta kulturore, por nevojitet dhe jetë dinjitoze. Dhe fakt është se që ndër çështjet më të shqetësuar janë qytetarë romë. Dua të potencojë se ekziston vullnet i fortë politik në Republikën e Maqedonisë, për implementimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes e komunitetit Romë në Republikën e Maqedonisë. Me këto angazhime arrijmë barazimin e nivelit të përfshirjes dhe integrimit të Romëve me të gjitha komunitet e tjera etnike në vend. Jemi të vendosur të ndjekim të gjitha rekomandimet evropiane, ndër të cilat është edhe Platforma Evropiane për përfshirjen e Romëve” potencon kryeministri Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat