Një e katërta e popullësisë së Maqedonisë jetojnë në diasporë

Maqedonia

Një e katërta e popullësisë së Maqedonisë jetojnë në diasporë

Më: 6 prill 2018 Në ora: 22:58
Ilustrim

Mbi gjysëm milion shtetas të Maqedonisë janë të shpërndarë në mbarë botën, qytetarët gjithnjë e më shumë blejnë biletë vetëm një drejtim dhe vendi po shndërohet në një rekorder të shpërnguljes.
Shtetasit e Maqedinisë gjithnjë e më shumë blejnë biletë një drejtim dhe thonë mirëupafshim vendlindjes, fjalët e mira të politikanëve për një realitet të mrekullueshëm dhe premtime për të ardhmen nuk e ndalon dot trendin e shpërnguljes.

Të rinjtë janë të dëshpruar kurse autoritetet të shqetësuara. Vetëm në vitin 2015 24.8% nga qytetarët dhe thuajse një e katërta e tyre tashmë jetojnë në diasporë.

Sipas analizës së Kombeve të Bashkuara, Maqedonia është një nga pesë vendet e Ballkanit Perendimorë sipas numrit të banorëve që jetojnë jashtë vendit e për të cilët ka të dhëna, e para është Bosnja dhe Hercegovina ndërsa numër më të ulët të shpërnguljes dhe atyre që jetojnë jashtë vendit ka vetëm Serbia.

Bosnja dhe Hercegovina     46.7%   (1,650,772) 
Shqipëria                             38.4%    (1,122,910) 
Maqedonia                           24.8%    (516,024)
Mali i Zi                                22%       (138,356) 
Serbia                                  10.9%    (964,585) 


Qytetarët, në vecanti rinia të kishin mundësi menjëherë do të largoheshin nga Maqedonia, këto më në moshë megjithatë thonë se nuk duan që rinia të lëshojë vendlindjen. Sipas hulumtimeve të KB-së shtetasit e Maqedonisë më së shumti jetojnë në Itali, Gjermani, Zvicër dhe Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat