Kotzias: Dallimet me Shkupin mund të zgjidhen vetëm me guxim

Maqedonia

Kotzias: Dallimet me Shkupin mund të zgjidhen vetëm me guxim

Më: 8 prill 2018 Në ora: 17:26
Nikos Kotzias

Dallimet me Shkupit mund të zgjidhen me guxim, thotë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, në një intervistë për gazetën gjermane “Spiegel”.

“Dallimet me Shkupin janë dallime të karakterit historik, identitetit, trashëgimisë dhe kulturës. Këto çështje janë të ndjeshme, por mund të zgjidhen me guxim, siç kemi bërë deri tani. Ndërsa me Turqinë kemi probleme gjeostrategjike dhe gjeopolitike”, ka thënë Kotzias.

Ai thuajse gjatë gjithë intervistës ka folur rreth marrëdhënieve me Turqinë, ndërsa në lidhje me dy ushtarët grek të arrestuar nga Turqia, ai ka thënë se në zyrën e tij ka me mijëra dokumente për raste të tilla.

Kotzias ka shtuar se qëndrimet e Turqisë ndryshojnë dhe kjo sipas tij, nuk është e mirë pasi edhe ushtarët e tyre do të humben.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat