Mediat greke komentojnë intervistën e Zaevit

Maqedonia

Mediat greke komentojnë intervistën e Zaevit

Më: 10 prill 2018 Në ora: 10:26
Zoran Zaev

Onlajn edicionet e mediave greke në tekstin e marrë nga agjencia greke e lajmeve për intervistën e kryeministrit të Maqedonisë për MIA-n dolën me tituj si: “Zaev: Mos-hyrje në NATO, nëse nuk zgjidhet çështja për emrin”, “Zaev: Takim me Ciprasin do të thotë zgjidhje vijuese”; “Zaev përjashton anëtarësim në NATO pa zgjidhje të emrit”; “Zaev: Nëse takohem me Ciprasin, do të thotë se gjetëm zgjidhje për emrin”; “Nëse dëgjoni për takim me Ciprasin, zgjidhja për çështjen e Shkupit është e sigurt”.

Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, i transmeton qëndrimet e kryeministrit Zaev të lidhura me bisedimet për emrin, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe takimi eventual me Aleksis Cipras.

ANA-MPA në fillim të tekstit me titull “Zaev: IRJM nuk mund të integrohet në NATO, nëse nuk zgjidhet kontesti për emrin”, shkruan për atë se kryeministri “e përjashton mundësinë për anëtarësim të vendit të tij në NATO, nëse paraprakisht nuk zgjidhet çështja për emrin”.

“Zoran Zaev vlerësoi se në takimin e fundit që e kishin në Vjenë më 30 mars, ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe IRJM-së, është bërë progres i rëndësishëm në negociatat për gjetje të zgjidhjes së çështjes për emrin dhe vlerësoi se në takimin e ri që do ta kenë ministrat e punëve të jashtme të së dy vendeve në Ohër, më 12 prill, do të mund të ekzistojnë epilogje pozitive që do të mund të sjellim edhe deri në takim të tij me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras”, publikoi agjencia greke e lajmeve.

Teksti nga ANA-MPA, publikuar paradite, e ndërmorën pothuajse të gjithë edicionet elektronike të mediave greke, por pa analiza ose komente plotësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat