Vdes një punëtor në rrethinën e Gostivarit, është shtypur nga ekskavatori

Maqedonia

Vdes një punëtor në rrethinën e Gostivarit, është shtypur nga ekskavatori

Më: 10 prill 2018 Në ora: 11:59

Një burrë dyzet e gjashtë vjeçar nga fshati Lakavicë ka vdekur kur gjatë rregullimit të eskavatorit makinerik, është zënë në pjesën e gjoksit mes dy pjesëve lëvizëse.

Fatkeqësia është denoncuar në polici dje në orën 14:10, ndërsa ka ndodhur në fshatin Bellovishtë të Gostivarit.

Siç kumtoi MPB, mjeku i Ndihmës së shpejtë në Gostivar e ka konstatuar vdekjen e 46 vjeçarit A.R, ndërsa kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi policor nga Stacioni policor Gostivar, si dhe inspektori i punës nga Inspektorati shtetëror i punës. Pas urdhërit të Prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dërguar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat