Kryetari i Çairit, Ganiu priti në takim shoqatën "Miqtë e Amerikës" nga Kosova

Maqedonia

Kryetari i Çairit, Ganiu priti në takim shoqatën "Miqtë e Amerikës" nga Kosova

Më: 10 prill 2018 Në ora: 19:27
Pamje nga takimi

Me Shoqatën "Miqtë e Amerikës" nga Kosova organizojmë konkursin letrar me ese në gjuhën angleze për Amerikën. Tre esetë më të mira do të marrin shpërblimin e merituar

Sot pata nderin të mirëpres në një takim të rëndësishëm pune delegacionin e Shoqatës "Miqtë e Amerikës" të kryesuar nga kryetari i saj z. Agim Rexhepi dhe të shoqëruar nga z. Alisetar Ramadani, sekretar gjeneral i Lidhjes së diasporës Shqiptare për Maqedoni SHBA/Evropë.

Në sajë të bashkëpunimit të arritur transparent dhe produktiv për fillim u dakorduam që të organizojmë një konkurs publik me ese në gjuhën angleze ku do mund të konkurojnë të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Çairit pa dallim nacionaliteti rreth një teme që ka të bëjë me ndikimin progresiv të Amerikës në vendin tonë. Së shpejti do të bëhet publikimi i Konkursit Letrar edhe në mjetet e informimit.

Për tre vendet e para janë të parapara këto shpërblime: 250E, 150E dhe 100E. Faleminderoj delegacionin e shoqatës për motivimin e kapacitetit krijues të gjenerata e re me shpresë për realizimin e shumë projekteve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat