Seancë për votimin e besimit të Qeverisë

Maqedonia

Seancë për votimin e besimit të Qeverisë

Më: 11 prill 2018 Në ora: 09:26
Kuvendi i Maqedonise

Kuvendi sot do të diskutojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. VMRO-DPMNE-ja pret që mosbesimi të votohet nga shumica e deputetëve. Me këtë iniciativë, partia e Mickoskit edhe zyrtarisht kthehet në Kuvend.

LSDM-ja, iniciativën për mocion mosbesimi e sheh si mundësi për të treguar të arriturat e deritanishme të Qeverisë.

Në përmbajtjen e iniciativës së opozitës, e firmosur nga 41 deputet përmendet mos rritja e BPV-së, rënia ekonomike, ngecja e reformave në gjyqësor si dhe qasja sipas tyre, jo transparente e Qeverisë në negociatat më Greqinë.

Në iniciativë është kritikuar edhe puna e të gjithë ministrave aktual. Deputetët që kanë parashtruar mocionin, kanë të drejtë fjale më shumë se një herë, ndërsa radhitja e tyre për fjalë bëhet në bazë të koordinimit me kreun e Kuvendit.

Seanca për mocionin e besimit duhet të mbarojë deri në mesnatë. Mos besimi votohet me shumicë të thjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat